FLASH :

Video/Chelsea fiton Botërorin e Klubeve, mposht PSG-në 3-0 në një finale spektakolare

Chelsea është shpallur kampione e Botërorit të Klubeve, pasi triumfoi bindshëm ndaj PSG-së me rezultatin 3-0 në finalen e zhvilluar në “MetLife Stadium” të New Jerseyt. Cole Palmer ishte ylli i ndeshjes, duke realizuar dy gola në minutat 22 dhe 30 ndaj portierit Donnarumma, dhe duke dhuruar një asist për golin e tretë të Joao Pedros në minutën e 43-të.

Pjesa e dytë u karakterizua nga administrimi i rezultatit nga “Blutë” e Londrës, ndërsa PSG-ja nuk arriti të reagojë në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Ky është një trofe prestigjioz për Chelsea-n, që e mbyll me sukses këtë edicion ndërkombëtar, ndërsa PSG shton një tjetër zhgënjim në vitin e saj të jashtëzakonshëm por pa lavdi në finalet vendimtare.