FLASH :

Një vit nga atentati kundër Donald Trump në Butler, si i mbijetoi sulmit Presidenti i SHBA-ve

Një atentat ndaj ish-presidentit Donald Trump ka tronditur ciklin zgjedhor të vitit 2024 në SHBA, teksa ai po mbante një tubim në Butler, Pensilvani. Rreth orës 18:11, vetëm pak minuta pasi Trump doli në skenë mes duartrokitjeve dhe këngës patriotike “Zoti e bekoftë SHBA-në”, u dëgjuan tetë të shtëna që sollën panik mes pjesëmarrësve. Trump u pa duke kapur kokën dhe ra përtokë, ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret e mbuluan me trupat e tyre dhe e larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Në pamjet që bënë xhiron e rrjeteve sociale, Trump u shfaq më vonë me një gjurmë gjaku në faqe dhe ngriti grushtin, duke brohoritur “Lufto, lufto, lufto” ndërsa largohej. Ai u plagos lehtë në veshin e djathtë nga një prej plumbave të Thomas Crooks, i identifikuar si atentatori. Nga atentati mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, ndërsa humbi jetën Corey Comperatore, një ish-shef zjarrfikës dhe babai i një banori lokal. Ngjarja ka rikthyer në qendër të vëmendjes sigurinë në fushatat presidenciale amerikane.