Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel në zonën turistike të Talës, ku dy turistë gjermanë që udhëtonin me një motorr janë përfshirë në një përplasje.. Ngjarja ka ndodhur pranë segmentit kryesor rrugor që lidh zonën me bregdetin.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, ndërsa nuk ka ende një informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore. Autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit. Ky rast nënvizon edhe një herë nevojën për masa më të forta sigurie rrugore, veçanërisht në zonat turistike me trafik të lartë gjatë sezonit veror.