FLASH :

Video/Çmenduria: Fshatarët djegin barishtet dhe rrezikojnë jetën e fqinjëve në Fier

Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në zonën e quajtur “Ura e Daullasit” në Fier, duke shkaktuar panik mes banorëve. Flakët dyshohet se janë shkaktuar nga djegia e hamulloreve nga fermerët e zonës, por situata ka dalë jashtë kontrollit për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet zjarrfikëse, pasi flakët janë afruar rrezikshëm pranë shtyllave të energjisë elektrike. Për të shmangur çdo rrezik të mundshëm, është bërë edhe stakimi i energjisë elektrike në zonë. Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e zjarrit, ndërsa puna e tyre vështirësohet nga era që favorizon përhapjen e flakëve.