FLASH :

Librazhd – Arrestohet 55-vjeçari që tentoi të përdhunonte fqinjën pas arratisjes nga “arresti në shtëpi”

Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Librazhdit pasi ishte shpallur në kërkim për thyerjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” dhe tentativën për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë ndaj një 25-vjeçareje, që rezulton të ishte fqinja e tij. Ngjarja ndodhi më 8 korrik, kur i dyshuari theu masën e sigurisë dhe u largua nga vendi i qëndrimit për të ndjekur viktimën, por tentativa e tij u ndërpre dhe ai u shpall në kërkim.

Pas katër ditësh arrati, ai u lokalizua dhe arrestua në fshatin Urakë nga specialistët për hetimin e krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për vijimin e hetimeve ndaj tij për dy vepra penale: “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, e mbetur në tentativë.