Liverpooli ka konfirmuar zyrtarisht se ka tërhequr fanellën me numrin 20, në një gjest të veçantë nderimi për Diogo Jotën, i cili ndërroi jetë para kohe javën e kaluar.
Sulmuesi portugez e mbajti këtë numër për pesë vite në Anfield, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në klub dhe në zemrat e tifozëve.
Vendimi për tërheqjen e numrit 20 vlen për të gjitha nivelet e klubit, përfshirë ekipin e parë, ekipin e femrave dhe Akademinë e të rinjve të Liverpoolit.
“Si klub, ishim plotësisht të vetëdijshëm për emocionet e thella të tifozëve tanë, dhe i ndanim plotësisht ato,” tha Michael Edwards, Drejtor Ekzekutiv i Futbollit në FSG.
“Ishte e rëndësishme për ne të përfshijmë bashkëshorten e Diogos, Ruten, dhe familjen e tij në këtë vendim dhe t’u tregojmë të parëve për qëllimin tonë”.
“Kjo është hera e parë në historinë e Liverpoolit që një nder i tillë i jepet një lojtari individualisht. Mund të thuhet me plot gojën se është një homazh unik për një njeri po aq unik.”
“Duke e tërhequr këtë numër, po e bëjmë atë të përjetshëm, dhe po e sigurojmë që Diogo Jota të mos harrohet kurrë.”
Jota iu bashkua Liverpoolit në vitin 2020 dhe e veshi fanellën me numrin 20 me nder, pasion dhe përkushtim, duke e kthyer atë në simbol të tij.
Edëards shtoi: “Për Klubin e Futbollit Liverpool, ai do të jetë përgjithmonë numri ynë 20”.
Liverpool FC will retire the number 20 jersey across all levels of the club in honour and memory of Diogo Jota.
— Liverpool FC (@LFC) July 11, 2025