Një armë zjarri është sekuestruar nga policia gjatë një operacioni në rrugën “Butrinti”, ku janë ndaluar disa persona që lëviznin me një “Porsche” Panamera.
Armën e gjetën efektivët e policisë tek një prej personave që ishte arratisur dhe kishte hedhur veten në det për të shpëtuar.
Ai u kap më pas nga skafi i Policisë Kufitare, ndërsa arma e sekuestruar u gjet brenda një çante që ai mbante me vete.
Derimë tani janë shoqëruar në Komisariatin përkatës katër persona, të gjithë nga Tirana. Hetimet janë ende në vijim, ku priten detaje të tjera rreth kësaj ngjarje.
Në vijim të operacionit, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë.







