FLASH :

Si të mbrojmë flokët gjatë verës – këshillat që i rikthejnë shëndetin dhe shkëlqimin

Vera sjell rrezik për flokët për shkak të diellit, ujit të detit, klorit të pishinave dhe erës, të cilat i dehidratojnë dhe i dëmtojnë. Ekspertët këshillojnë të konsumoni ujë, fruta dhe perime të freskëta, pasi ushqimi i shëndetshëm forcon rrënjën e flokëve që nga brenda.

Për mbrojtje shtesë, rekomandohet përdorimi i kapeles ose shallit, si dhe gërshetimi i flokëve, për të kufizuar ekspozimin ndaj diellit. Lani flokët me ujë të pastër përpara se të futeni në det apo pishinë, për të reduktuar thithjen e kripës dhe klorit. Shmangni tharjen me mjete ngrohëse dhe përdorni shampo hidratuese për të ruajtur elasticitetin dhe shkëlqimin gjatë verës.