FLASH :

Franca dhe Britania nënshkruajnë pakt bërthamor për mbrojtjen e Europës – SHBA: “Një ide ruse për Trump”

Në një zhvillim historik për sigurinë e kontinentit, Franca dhe Britania e Madhe kanë arritur një marrëveshje për të bashkërenduar kapacitetet e tyre bërthamore dhe për të krijuar një “ombrellë atomike” mbi Europën. Marrëveshja u shpall gjatë një samiti në Londër midis presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit britanik Keir Starmer, të cilët njoftuan gjithashtu ngritjen e një force të përbashkët të reagimit të shpejtë me 50 mijë trupa dhe zhvillimin e armëve të avancuara, përfshirë raketa anti-anije dhe sisteme me inteligjencë artificiale.

Lëvizja vjen si reagim ndaj qëndrimit gjithnjë e më të paqartë të Donald Trump për nenin 5 të NATO-s, që kërkon mbrojtje kolektive ndaj çdo sulmi ndaj një anëtari. Në këtë klimë pasigurie, Parisi dhe Londra marrin përsipër mbrojtjen e Europës, duke u ofruar vendeve të BE-së një garanci të re bërthamore dhe konvencionale. Ndërkohë, një takim diplomatik SHBA-Rusi në Malajzi solli një ide të re nga ministri rus Sergei Lavrov mbi Ukrainën. Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha se do ia paraqesë idenë presidentit Trump, duke theksuar se nuk është një propozim për paqe, por një koncept që “mund të hapë një rrugë të re”.