FLASH :

KUJDES! PAMJE TË RËNDA!/E dhunuar në detyrë dhe shtatzënë: Polices i thyhet hunda nga një grusht në aeroport

KUJDES, PAMJE TË RËNDA! Një police britanike është lënë duke qarë dhe me fytyrën e përgjakur, pasi u godit me grusht në fytyrë gjatë një përleshjeje të dhunshme në aeroportin e Manchesterit – skena që u shfaqën sot në gjykatë.

Policja Lydia Ward, e cila është shtatzënë, rrëfeu në sallën e gjyqit se ishte “e tmerruar” kur sulmoi nga 20-vjeçari Mohammed Fahir Amaaz, ndërsa po përpiqej ta arrestonte atë në Terminalin 2 të aeroportit. Pamjet e publikuara nga kamera e trupit treguan momentet pasi Ward u godit me grusht në hundë dhe ra në tokë, ndërsa gjaku i rridhte nëpër fytyrë.

Ward, e cila është vetëm 1.57 metra e gjatë dhe peshon rreth 50 kilogramë, tha se sulmi ndodhi në përpjekje për të ndaluar Amaaz që po godiste një tjetër koleg polic. “Ishte si një shpërthim i dhunës. Më goditi në fytyrë dhe gjithçka u bë e zezë,” tha ajo, duke shtuar se kishte ndjesinë se ishte lënë pa ndjenja për disa çaste.

Gjatë gjyqit në Liverpool Crown Court, u bë publike edhe momenti kur vëllai i Amaaz, Muhammad Amaad, 26 vjeç, përfshihet në përleshje me policinë. Të dy vëllezërit akuzohen për sulm të dhunshëm ndaj zyrtarëve të policisë dhe mohojnë të gjitha akuzat.

Ward u dërgua më pas në spital, ku mjekët konfirmuan se kishte pësuar një thyerje të hundës, që kërkoi ndërhyrje kirurgjikale. Ajo rrëfeu se ishte e tronditur jo vetëm nga dhuna, por edhe nga fakti që askush nga njerëzit përreth nuk ndërhyri për ta ndihmuar – përkundrazi, shumë prej tyre filmuan skenën me celularë.

Përleshja, e cila ndodhi në korrik të vitit të kaluar, është regjistruar në video që bënë xhiron e rrjeteve sociale dhe janë përdorur si provë nga Prokuroria e Kurorës.