Këngëtari i njohur shqiptar, Mevlan Shaba, ka konfirmuar se është bërë baba për herë të parë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë artisti përmes një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale, ku iu përgjigj një pyetjeje lidhur me ardhjen në jetë të fëmijës së tij.

Përmes një “Ask me Questions” në Instagram, Shaba u shpreh:
“Po, ta shohësh nuk e dallon dot nga mua, jemi njësoj,” duke theksuar ngjashmërinë e madhe që, sipas tij, ka me vajzën e porsalindur.

Ai gjithashtu bëri të ditur se e bija mban emrin Mei, ndërsa sqaroi arsyen pse nuk ka publikuar ende një fotografi të saj në rrjetet sociale:
“Të rritet edhe pak, se është e vogël akoma,” u shpreh këngëtari.

Ajo çfarë ka theksuar më së shumti Mevlani është ngjashmëria e madhe me vajzën ku sipas tij, ajo nuk i ka lënë gjë.
“S’më ka lënë gjë është njësoj si unë”.

Ndërkohë, statusi i marrëdhënies së Mevlanit me nënën e vajzës mbetet i paqartë.

Mediat kanë raportuar më herët për një ndarje mes çiftit, ndërsa situata u bë më e ndërlikuar pas pjesëmarrjes së artistit në spektaklin televiziv Big Brother VIP Kosova, gjatë të cilit partnerja e tij e informoi publikun për shtatzëninë.

Pak kohë më pas, një tjetër deklaratë e bërë nga ish-e dashura e kengetarit, Livia Bunga, trazoi rrjetin teksa e fundit u shpreh se vazhdonte të ishte e lidhur me këngëtarin.







