FLASH :

Jennifer Aniston mund të jetë duke përjetuar një romancë & duket shumë e lumtur

Jennifer Aniston mund të ketë një të dashur! Burri fatlum quhet Jim Curtis dhe dyshja është parë shumë e afërt në Kaliforni, pasi janë rikthyer nga një udhëtim në Spanjë.

Një burim tha për Page Six se aktorja 56-vjeçare është parë me Jim-in në hotelin luksoz “Ventana Big Sur” gjatë muajit të kaluar, ku darkuan, u përqafuan dhe dukej se po e shijonin shumë shoqërinë e njëri-tjetrit.

Pa shih! Jennifer Aniston mund të jetë duke përjetuar një

Fundjavën e kaluar, dyshja kaloi më shumë kohë së bashku në Spanjë së bashku me mikun e Jennifer, Jason Bateman dhe bashkëshorten e tij, Amanda Anka.

Burimet thonë se Jen ndihet shumë e lumtur dhe rehat për marrëdhënien me Jim.

Aktorja e prezantoi partnerin e përfolur me miqtë e saj në disa foto të siguruara nga Daily Mail dhe të katërt dolën më vonë për të festuar në një jaht. Fituesja e çmimit Emmy, gjithashtu, e ndjek Jim në Instagram dhe s’i kursen like-t në postimet e tij.

Ndërsa e kaluara sentimentale e Jim Curtis nuk dihet, Jennifer ka qenë më parë e martuar me Brad Pitt dhe Justin Theroux. Jennifer ka ruajtur marrëdhënie miqësore me ish-partnerët e saj.
 
Që nga ndarja me Justin, Jennifer nuk ka pasur lidhje të konfirmuara publikisht, ndaj raporti me Jim Curtis duket si një marrëdhënie serioze
 
Jen u përfol edhe për një romancë me aktorin Pedro Pascal, por një burim konfirmoi për Page Six se ata janë thjesht miq dhe se raporti mes tyre është platonik.