FLASH :

Zaptuesit në Theth përplasen me policinë: kemi 400 vjet këtu!

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama denoncoi ndërtimet e paligjshme në Theth, të cilat sipas tij janë bërë me neglizhencën e prokurores së Shkodrës. Sipas kryeministrit, në mënyrë të habitshme, prokurorja kishte lejuar këto ndërtime duke argumentuar se dokumentet e sjella nga policia bënin fjalë për kontejnerë dhe jo për ndërtime pa leje. Por, siç duket edhe nga pamjet, aty bëhet fjalë për struktura të mirëfillta ndërtimi.

Zaptuesit e paligjshëm në Theth janë përleshur sot me policinë, duke pretenduar: “Kemi 400 vjet këtu, jemi në tokën tonë, hajde ulemi ta flasim.” Por, pasi kanë ndërtuar pa leje, kërkojnë tani që çështja të diskutohet, ndërkohë që policia nuk duket se u është nënshtruar kërkesave të tyre dhe po vijon procesin për shembjen e objekteve të paligjshme.

Zhvillimi i turizmit nuk mund të ecë përpara me ndërtime të paligjshme, por vetëm me investime serioze dhe afatgjata, në përputhje me ligjin.