FLASH :

Video/ I ofroi ndihmë, Emmanuel Macron injorohet nga gruaja e tij Brigitte

Një moment i sikletshëm mes çiftit presidencial francez ka tërhequr vëmendjen gjatë mbërritjes së tyre në Britani për një vizitë shtetërore tre-ditore. Gjatë zbritjes nga avioni në RAF Northolt, Presidenti Emmanuel Macron, 47 vjeç, i zgjati dorën bashkëshortes së tij, Brigitte Macron, 72 vjeç, por kjo e fundit e injoroi, duke preferuar të mbahej pas parmakut të shkallëve.

Sipas ekspertes së gjuhës së trupit Judi James, veprimi i Brigitte-s nuk ishte rastësor. “Ajo jo vetëm që e refuzoi dorën e bashkëshortit, por edhe e injoroi në mënyrë të dukshme”, tha James. Sipas saj, Macron u përpoq të shfaqej si bashkëshort i kujdesshëm, por u “prerë” publikisht nga partnerja e tij. Më vonë, teksa çifti priste në makinë, Brigitte shmangu çdo kontakt vizual me Macron dhe qëndroi e zhytur në telefonin e saj. Në një moment, presidenti francez tentoi përsëri ta ndihmonte për të hyrë në makinë, por ajo mbajti të mbërthyer çantën në duar dhe iu drejtua më shumë Kate Middleton sesa burrit të saj.

Ky incident vjen pas një videoje të muajit maj ku Brigitte duket sikur i shtyn fytyrën të shoqit gjatë një udhëtimi në Vietnam – një episod që zyra e Macron e quajti “moment shakaje në çift”, por që në rrjetet sociale nxiti teori dhe spekulime për tensione martesore.

Pas momentit të ftohtë mes tyre, Macron e zhvendosi fokusin te mikpritësit mbretërorë. Ai u përpoq të përshëndeste me ngrohtësi Princin William, madje i puthi dorën Princeshës së Uellsit, në një përpjekje për të ruajtur hijeshinë diplomatike.

Megjithatë, vizita e Macrons në Britani, e para nga një lider i një vendi të BE-së që nga Brexit, pritet të fokusohet te forcimi i marrëdhënieve franko-britanike. Në darkën shtetërore në Kalanë e Windsor-it, Mbreti Charles do të theksojë aleancën mes dy vendeve përballë kërcënimeve globale dhe do të lavdërojë “vendosmërinë e përbashkët për të vepruar në emër të vlerave të përbashkëta”.