FLASH :

Kukës – Zjarr në zonën malore të Mamelit, digjen mbi 2 hektarë pyje, situata përkeqësohet nga era e fortë

Një vatër e rrezikshme zjarri është shfaqur këtë të hënë në zonën malore të MamelitKukës, duke përfshirë rreth 2 hektarë sipërfaqe me pyje dhe bimësi të dendur. Sipas burimeve paraprake nga terreni, përhapja e flakëve është përkeqësuar ndjeshëm për shkak të erës së fortë, që po vështirëson përpjekjet për izolimin e zjarrit.

Në zonë ndodhen ekipet e shërbimit zjarrfikës, emergjencave civile, shërbimi pyjor, si dhe vullnetarë nga komuniteti lokal, të cilët po punojnë intensivisht për të vënë situatën nën kontroll. Megjithatë, terreni i thyer dhe i thepisur malor po e bën thuajse të pamundur ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit, ndërsa paralajmërojnë qytetarët të jenë të kujdesshëm me veprimtaritë që mund të shkaktojnë ndezje në kushte të thata e me erë, sidomos në zonat pyjore. Situata mbetet ende në zhvillim.