Influencerja e njohur Dea Michele ka nisur pushimet e saj për këtë sezon të verës.

Ajo ka ndarë me ndjekësit disa pamje nga bregdeti, ku shfaqet mes shkëmbinjve dhe detit.

Në postimet e saj, Dea ka zbuluar se destinacioni i zgjedhur për këtë vit është jugu i Shqipërisë.

E veshur me bikini dhe një këmishë të bardhë të hedhur sipër, ajo shfaqet në një atmosferë të qetë dhe relaksuese, duke reflektuar frymën e pushimeve dhe të shkëputjes nga rutina e përditshme.


