FLASH :

Revolucion në mjekësi: Një leukoplast prej 15$ që mund të zëvendësojë biopsitë dhe të shpëtojë jetë

Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë zhvilluar një patch eksperimental prej vetëm 10 paundësh, i cili mund të ndryshojë mënyrën si diagnostikohen tumoret dhe sëmundje të tjera të rënda – pa nevojën për biopsi të dhimbshme dhe invazive.

Ky patch mikroskopik, me 16 milionë gjilpëra silikoni më të holla se një fije floku, vendoset për pak sekonda drejtpërdrejt mbi indet e brendshme, si truri gjatë operacioneve për tumore. Në vend që të presë apo dëmtojë indin, patch-i “thith” molekula të rëndësishme që më pas analizohen në laborator përmes inteligjencës artificiale.

Zhvilluar nga King’s College London dhe Universiteti i Edinburgut, teknologjia mund të japë rezultatet në vetëm 20 minuta, duke shmangur pritjet e gjata nën anestezi. Testimet kanë treguar se është po aq i saktë sa biopsitë tradicionale për të zbuluar tumore në tru.

Ekspertët shpresojnë se kjo teknologji do të mund të përdoret edhe për tumoret e gojës, ulcerat diabetike, madje edhe për zbulimin e hershëm të melanomës dhe sëmundjeve neurologjike si Alzheimeri dhe Parkinsoni. Në vend që të lëndojë trupin, patch-i përdor gjilpëra të porozuara që përthithin molekula nga qelizat, duke ofruar një diagnostikë më të shpejtë, të sigurt dhe të përballueshme.