FLASH :

Këto janë bateritë e raketave që Kina sapo i dërgoi Iranit për tu mbrojtur nga Izraeli dhe SHBA

Irani ka marrë në zotërim sisteme raketore kundërajrore nga Kina, në përpjekje për të rindërtuar mbrojtjen ajrore të shkatërruar gjatë konfliktit 12-ditor me Izraelin, raportojnë burime të inteligjencës për Middle East Eye. Dërgesat kanë ndodhur menjëherë pas arritjes së një armëpushimi de facto më 24 qershor.

Sipas zyrtarëve arabë të përfshirë në vlerësimin e situatës, Irani ka blerë këto sisteme me naftë, ndërsa Shtëpia e Bardhë është informuar për përparimin e Teheranit në forcimin e mbrojtjes. Nuk është bërë e ditur se sa bateri raketash ka marrë Irani, por sipas njërit prej burimeve, kontrata po përmbushet nëpërmjet shkëmbimit me dërgesa nafte.

Kina, si blerësi më i madh i naftës iraniane, thuhet se merr rreth 90% të eksporteve të Teheranit, pavarësisht sanksioneve amerikane. Kjo marrëveshje nënvizon thellimin e lidhjeve strategjike mes Pekinit dhe Teheranit, në një kohë kur Perëndimi ka vërejtur që Kina dhe Rusia qëndruan në distancë gjatë sulmeve izraelite të fundit ndaj Iranit.