FLASH :

Grimes sulmon platformën X të Elon Musk: “Një helm, një teatër i jetës së rreme”

Grimes, ish-partnerja e Elon Musk dhe nëna e tre prej fëmijëve të tij, ka shpërthyer kundër ndikimit të miliarderit në rrjetin social X (ish-Twitter), duke e cilësuar atë si “helm” dhe “një teatër i pavlerë”. Në një reagim të gjatë në rrjet, artistja kanadeze tha se është qëllimisht e tërhequr nga mediat sociale për shkak të transformimit negativ që Musk i ka bërë platformës që nga blerja në vitin 2022.

“Ky vend është një burg i marrëzisë me përmbajtje të shkurtër që të krijon iluzionin e thellësisë, por në fakt nuk të mëson asgjë,” shkroi ajo, duke shtuar se të gjitha platformat po shndërrohen në “simulakra të zbehta të jetës reale”. Grimes, emri i vërtetë i së cilës është Claire Elise Boucher, theksoi se aktualisht është fokusuar në muzikë dhe bashkëpunime të reja, ndërsa e quan muzikën elektronike aktuale të ftohtë dhe sterile.

Ndërkohë, jeta personale e Musk mbetet po aq komplekse: ai ka 11 fëmijë me katër gra të ndryshme, përfshirë edhe fëmijë me Shivon Zilis dhe autoren Ashley St. Clair. Pavarësisht marrëdhënieve të ndërlikuara, Grimes dhe Zilis kanë deklaruar publikisht respekt të ndërsjellë dhe përpjekje për bashkëprindërim miqësor.