FLASH :

Michelle Keegan rikthehet në xhirime katër muaj pas lindjes dhe pas një marrëveshjeje të majme me Sky

Aktorja britanike Michelle Keegan është rikthyer në punë pas një pauze katërmujore që pas lindjes së vajzës së saj, Palma. Ylli i serialit Fool Me Once, 38 vjeç, ndau disa foto pas kuintave nga xhirimet e një projekti misterioz, ndërkohë që ka firmosur një kontratë të majme me vlerë gjashtëshifrore për të qenë imazhi i ri i platformës Sky.

Në fotot e publikuara në Instagram, Michelle shfaqet në veshje të thjeshta dhe elegante, ndërsa përgatitet për skena promocionale që pritet t’i xhirojë krah aktorit Idris Elba. Kjo është angazhimi i saj i parë profesional pas lindjes së vajzës, të cilën e ka me bashkëshortin Mark Wright. Ndërkohë, çifti ka shijuar pushimet e para familjare me të voglën në Spanjë, duke ndarë momente të ëmbla në rrjetet sociale.