FLASH :

Sarandë/ Plagoset me armë gjahu 44-vjeçari në fshatin Markat, dyshohet se hyri të vidhte një banesë

Një plagosje me armë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (7 korrik) në fshatin Markat. Saimir Haxhi 44 vjeç banor i fshatit Markat, bashkia Konispol, është qëlluar me armë zjarri, çifte, dhe është plagosur në pjesën e pasme. Nga burimet e para dyshohet se ky person ka tentuar për të vjedhur një shtëpi.

I plagosur u dërgua në spitalin e Sarandës rreth orës 02:00 dhe më pasu transportua për mjekim të specializuar në spitalin e Vlorës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.