Brigadat Al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, kanë publikuar pamje që tregojnë sulmet e fundit ndaj forcave izraelite në dhe rreth zonës së Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës. Në videon e shpërndarë nga grupi, shihen sulme të drejtpërdrejta ndaj tankeve dhe automjeteve ushtarake izraelite, të cilat janë goditur me mjete shpërthyese, raketa dhe armë zjarri.
Ushtria izraelite ka konfirmuar se gjatë këtyre përplasjeve ka pasur viktima dhe të plagosur mes ushtarëve të saj, pa dhënë një numër të saktë. Khan Younisi mbetet një nga zonat më të përgjakshme të konfliktit, ndërsa përleshjet mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite vijojnë me intensitet të lartë.







