Kur vapa përvëluese e verës mbërthen qytetin, zgjedhja e veshjes së duhur kthehet në sfidë. Redaksia sugjeron të lini mënjanë pantallonat e gjata, takat e holla dhe këpucët e mbyllura, për të përqafuar stilin e lirshëm, të freskët dhe praktik. Ja pesë veshjet që do t’ju ndihmojnë të përballoni temperaturat ekstreme me elegancë:
- Fustanet ajrosëse
Me silueta të mëdha dhe ngjyra të lehta, fustanet e lirshme janë zgjidhja perfekte për ditët e nxehta. Kombinoni me sandale të sheshta dhe një kapele me grep për orët më të nxehta. - Pantallonat Bermuda
Ideale si për zyrë, ashtu edhe për kohën e lirë. Zgjidhni prerje të përshtatura dhe materiale të lehta, duke i kombinuar me një bluzë dhe një xhaketë linoje për një pamje të freskët dhe urbane. - Fundet e lehta
Jepini pamjes tuaj një ndjesi verore me një fund të kombinuar me bluzë pambuku dhe aksesorë ngjyrë pastel. Nallanet trendy janë zgjedhja perfekte për rehati dhe stil. - Kostumet prej linoje
Linoja mbetet materiali ideal i verës. Zgjidhni pantallona dhe këmisha oversize për ajrosje maksimale. Për një prekje elegante, shtoni një çantë lëkure të endur dhe sandale metalike. - Aksesorët që freskojnë
Mos harroni që edhe aksesorët bëjnë diferencën: syze të mëdha, kapela praktike dhe çanta të lehta ndihmojnë jo vetëm në stil por edhe në përballimin e vapës.
Vera është koha për ta thjeshtuar jetën – dhe garderobën. Zgjidhni rroba që lëvizin me ju dhe ju ndihmojnë të ndiheni mirë, pa kompromentuar stilin.