FLASH :

Konfirmoi ndarjen nga bashkëshortja, Erand Sojli rrëfen si e priti aktorja hyrjen e tij në reality-show: Më tha nuk dua të jem pjesë!

Aktori dhe ish-konkurrenti i “Ferma VIP 2”, Erand Sojli, ka folur për herë të parë pas përfundimit të aventurës së tij në reality-show, në lidhje me ish-bashkëshorten e tij, aktoren e humorit, Rinën.

I ftuar në një intervistë televizive, ai tregoi se, pavarësisht ndarjes, ish-partnerja e tij, ka qenë një mbështetje e madhe për të, në vendimin për të hyrë në format.

Mbështetjen e saj e mora në momentin që më tha: Erand, bëj më të mirën tënde, si të duash ti. Pavarësisht se ne jemi ndarë, unë asnjëherë nuk të hedh poshtë. Do të të mbështes në çdo gjë që do të nevojitet.”

Aktori u shpreh se Rina zgjodhi të mos përfshihej publikisht gjatë qëndrimit të tij në format.

 “Më tha: Nuk dua të jem pjesë në ndonjë moment, dhe vajzat nuk deshën, jo për shkak të ndarjes por për shkak të ekranit. Rri i qetë dhe bëj gjënë e duhur, e mira jote është dhe e mira e fëmijëve tanë,” u shpreh Erandi në “Living Room”.

Kujtojmë që aktori konfirmoi ndarjen nga Rina gjatë qëndrimit në fermë teksa gjatë një prime u shpreh: “Jemi ndarë, kemi tre vjet. Kishte mbaruar por se kishim kuptuar. E provuam të ribashkohemi, por e kupton që është të rrahësh ujë në haca kot. Gocat janë mësuar, e dinë që divorci nuk është problem”, tha ai.

“Si janë marrëdhëniet e tua sot me ish-bashkëshorten?”, iu drejtua moderatorja Luana Vjollca.

“Normal, e respektojmë njëri-tjetrin. Kemi komunikim, na bashkojnë dy fëmijët dhe kemi kaluar gjysmë jete shumë të mirë, ka qenë mbështetje për mua, besoj se edhe ajo më ka pasur mbështetje. Unë kam menduar më shumë për pjesën e jashtme, ajo më shumë për familjen dhe kështu e kishim stabilizuar në një farë mënyre jetën, tani komunikojmë kur na duhet.

Natyrisht është një gjë që mund t’i ndodhë gjithkujt, nuk është një gjë e mirë, por neve jemi përballur me historitë tona familjare, si unë si Rina, gjej momentin ta përshëndes, pra kemi pasur histori të tilla. Janë ndarë, janë rimartuar, e rëndësishme në këtë jetë është rifillimi”, shtoi aktori.

“Nëse do ktheje kokën pas do bëjë diçka ndryshe?”, e pyeti Luana.

“Jo, asgjë”, deklaroi Erandi, duke treguar si e përjetuan vajzat. “Gocat natyrisht janë rritur me ne, janë rritur në ambiente të tilla. Janë mësuar se dhe unë kam pasur dy nëna dhe dy baba. Divorcet në familjet tona nuk kanë qenë tragjike siç janë në shumicën e familjeve shqiptare ku njerëzit ndahen dhe bëhet nami, por kemi pasur histori që shkojnë dhe vijnë. Në momentin që jemi dashuria është, dmth mbaron dashuria por mbetet respekti”, përfundoi ai.