FLASH :

Video/Përmbytje katastrofike në SHBA, uji merr përpara shtëpinë! 59 viktima dhe dhjetëra qytetarë të zhdukur

Teksas, SHBA – Të paktën 59 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve shkatërruese që kanë përfshirë disa qarqe të Teksasit. Sipas autoriteteve, dhjetëra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, ndërsa situata në terren vazhdon të jetë kritike. Një video tronditëse e publikuar nga qytetari Gavin Walston tregon momentin kur një shtëpi e tërë rrëmbehet nga uji, duke ngritur alarm për dimensionin dramatik të katastrofës.

Një ndër zonat më të goditura është Kampi Mystic, një kamp veror për vajza të krishtera ku ndodheshin rreth 750 persona. Deri tani, 5 vajza janë konfirmuar të vdekura, ndërsa 27 të tjera janë ende të zhdukura. Shumica e tyre ishin fëmijë të vegjël të vendosur pranë lumit, të cilët nuk arritën të evakuoheshin në kohë kur përmbytja mbuloi me shpejtësi gjithë kampin.

Sipas bilancit zyrtar të shpërndarë nga guvernatori Dan Patrick:

  • Qarku Kerr: 43 viktima (15 fëmijë, 28 të rritur)
  • Qarku Travis: 4 viktima
  • Qarku Burnett: 2 viktima
  • Qarku Kendall: 1 viktimë
  • Qarku Tom Green (San Angelo): 1 viktimë (grua 62-vjeçare)

“Fatkeqësisht, presim që numri të rritet më tej,” ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në zona ende të përmbytura dhe të pakalueshme. Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet dhe të ndihmojnë me informacione për të zhdukurit.