FLASH :

Zjarri përfshin malin e Vastakut në Dukat, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme nga barinjtë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë malin e Vastakut në Dukat, që prej mbrëmjes së djeshme, duke shkrumbuar një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore. Dyshohet se zjarri është ndezur qëllimisht nga barinj të zonës, të cilët kanë përdorur flakët për pastrimin e kullotave.

Terreni i thepisur dhe mungesa e rrugëve të aksesueshme po e bëjnë të pamundur ndërhyrjen nga toka, ndërsa autoritetet theksojnë se vetëm një ndërhyrje nga ajri mund të vendosë situatën nën kontroll. Policia ka nisur hetimet dhe u bën thirrje banorëve të bashkëpunojnë për identifikimin e autorëve, ndërkohë që rreziku për përhapje të mëtejshme të flakëve mbetet i lartë.