FLASH :

Rritet ndjeshëm fluksi turistik në Vlorë: Më shumë se 599 pasagjerë zbarkojnë në një ditë

Porti detar i Vlorës ka regjistruar këtë të dielë ditën me numrin më të lartë të pasagjerëve të ardhur deri më tani për këtë sezon turistik, me plot 599 persona që kanë zbarkuar në qytetin bregdetar. Sipas të dhënave zyrtare, ky fluks tregon fillimin e një rritjeje të ndjeshme të hyrjeve në territorin shqiptar përmes këtij porti strategjik.

Shumica e udhëtarëve janë shtetas të huaj që vijnë kryesisht nga Italia, por edhe nga vende të tjera të Europës Perëndimore dhe Lindore, për të kaluar pushimet në Vlorë dhe përgjithësisht në Shqipëri. Ndërkohë, një pjesë e konsiderueshme janë emigrantë shqiptarë që kthehen për pushime në atdhe.

Krahas pasagjerëve, në port kanë mbërritur gjithashtu 120 automjete të vogla, 4 autobusë, 2 minibusë, 10 kamionë, 5 kampera dhe 5 mjete të tjera të tonazhit të rëndë. Autoritetet portuale presin që në javët në vijim shifrat e hyrjeve të jenë edhe më të larta, duke përforcuar parashikimet për një sezon të suksesshëm turistik në jug të vendit.