Një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje është goditur nga Policia e Kukësit, e cila ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Arka”. Një 53-vjeçar nga fshati Lusen është arrestuar në flagrancë, pasi në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Operacioni u zhvillua pas informacioneve operative të siguruara nga strukturat policore.
Njoftimi:
Kukës/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kukës, operacioni policor i koduar “Arka”.
Posendonte në banesë, armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari.
Sekuestrohen arma dhe municioni.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas posedonte në banesë, armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Arka”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
K.P., 53 vjeç, banues në fshatin Lusen.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 53-vjeçarit, gjetën 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.







