Një nga motorët e aeroplanit të Ryanair u përfshi nga flakët, duke e detyruar kapitenin të evakuonte aeroplanin në pistën e Aeroportit të Palma de Mallorca mëngjesin e sotëm, 5 korrik.
Disa pasagjerë nuk pritën për të dalë në mënyrë të rregullt dhe u hodhën në pistë nga krahët e aeroplanit.
Të paktën 18 pasagjerë u raportohet se mbetën të lënduar nga incidenti.
Pamjet dramatike nga aeroporti tregojnë qytetarë të panikuar që hidhen nga aeroplani dhe vrapojnë për siguri pasi ekuipazhi ngriti alarmin pak pas mesnatës. Fluturimi po përgatitej për nisje kur shërbimet e emergjencës u njoftuan për zjarrin në bord.
Shkaku i flakëve mbetet i panjohur dhe destinacioni i synuar i aeroplanit nuk është konfirmuar ende nga zyrtarët. Shërbimet e emergjencës reaguan, duke dërguar katër ambulanca në vendngjarje. Sipas një zëdhënësi të qendrës së koordinimit të reagimit emergjent të Ishujve Balearik, gjashtë nga pasagjerët e plagosur u dërguan në spital me lëndime të lehta.







