FLASH :

Video/Skandal në bregdetin e Dhërmiut – Arrestohet inxhinieri, hoteli luksoz hedhte plehra në det! Policia bllokon kompleksin turistik

Një tjetër skandal mjedisor ka shpërthyer në zemër të rivierës shqiptare. Një inxhinier ndërtimi është arrestuar nga policia pasi u kap në flagrancë duke lejuar hedhjen e mbetjeve inerte nga ndërtimi i një hoteli luksoz, direkt në vijën bregdetare të Gjilekës në Dhërmi – një nga zonat më të frekuentuara të jugut.

Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Auren Dhono, inxhinier i projektit, i cili u arrestua për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia e Himarës në bashkëpunim me IKMT dhe AZHT, u konstatua se jo vetëm që mbetjet e ndërtimit ishin hedhur afër plazhit duke ndotur mjedisin, por dhe se disa vila të kompleksit ishin të banuara pa pasur ende certifikimin e nevojshëm nga autoritetet.

Objekti ndërtimor, në pronësi të ndërtuesit të njohur Ilir Trebicka, u bllokua menjëherë, ndërsa për pronat përreth u mbajt procesverbal për kundërvajtje administrative. Hetimet po vijojnë për të verifikuar përgjegjësitë e mëtejshme.

Ky rast ngre shqetësime të mëdha për abuzimet që po ndodhin në zonat turistike, teksa institucionet nënvizojnë tolerancë zero ndaj çdo akti që cenon ambientin dhe sigurinë e pushuesve.