Policja femër shihet duke filmuar në krye të detyrës, ndërkohë që pjesa tjetër e policëve arreston dhunuesin. Duket sikur roli i polices femër është të filmojë në celular arrestimin. Sigurisht, mirëpritet roli i gjinisë së brishtë në uniformat blu të policisë, patjetër dhe ato nuk kanë pse paragjykohen, sepse në shumë raste shërbejnë mirë për komunitetin, por ajo që shohim këtu është qesharake, teksa një police në Sarandë detyrën e saj, teksa kolegët arrestojnë një turist agresiv i cili mbante thikë në dorë, e ka të filmojë me shumë pasion aktin heroik të arrestimit nga kolegët.
Presim që në raste të tjera, policët të jenë më të përgatitur fizikisht, në mënyrë që të mos jenë thjesht për të bërë video, por për të ushtruar detyrën për të cilën po paguhen nga taksat tona.
Ja cfarë ka ndodhur:
Një situatë e rrezikshme u shmang në kohë mbrëmjem e djeshme në shetitoren e qytetit bregdetar të Sarandës, falë ndërhyrjes së forcave të rendit. Një shtetas i huaj, i identifikuar si me origjinë italiane, u pa duke lëvizur me një thikë në dorë në mesin e qytetarëve të shumtë që ndodheshin në bulevard.
Pamja e papërshtatshme dhe prania e një arme të ftohtë në një zonë të mbipopulluar krijuan shqetësim dhe panik mes kalimtarëve.







