FLASH :

Mjegulla e dendur ‘pushton’ Durrësin edhe gjatë natës

Mjegulla në Durrës ka qenë prezente edhe gjatë mbrëmjes së djeshme dhe pas mesnatës.

Pamjet tregojnë se zona është mbuluar plotësisht nga një shtresë mjegulle, duke e bërë të vështirë shikueshmërinë për pushuesit.

Kjo vjen vetëm pak pasi një fenomen i ngjashëm u regjistrua në Durrës dhe Vlorë, ku plazhet u mbuluan nga mjegull e dendur dhe erë e pazakontë.