Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit me një postim të papritur në rrjetet sociale. Ajo ka ndarë një foto ku shfaqet pranë një mashkulli misterioz, duke ndezur menjëherë spekulimet rreth jetës së saj private.

Në imazhin që po bën xhiron e rrjetit, Ronela shihet në ambiente plazhi duke buzëqeshur krah një djali, të çilit është kujdesur të mos i zbulojë imazhin pasi të fundit i duken vetëm flokët.

Këngëtarja nuk e ka taguar dhe as komentuar me ndonjë mbishkrim sqarues. Megjithatë buzëqeshjet mes tyre flasin më shumë sesa fjalët, dhe ndjekësit janë të bindur se ai është i dashuri i saj i ri, pasi dhe komentet poshtë postimin kanë vërshuar duke uruar çiftin.

Kujtojmë se Ronela Hajati është treguar gjithmonë e rezervuar për jetën e saj sentimentale, duke zgjedhur të mbajë larg syrit të publikut marrëdhëniet e saj personale.










