FLASH :

SHBA/ Pas 18 vitesh pa shpresë, çifti bëhet me fëmijë falë inteligjencës artificiale

Një çift në SHBA ka përjetuar mrekullinë e prindërimit pas 18 vitesh përpjekjesh të dështuara, falë një teknologjie të avancuar me inteligjencë artificiale. Historia e tyre filloi me më shumë se 15 cikle të pasuksesshme të fertilizimit in vitro, të pamundura për shkak të një diagnoze të rrallë të bashkëshortit – azoospermi, që nënkupton mungesën e spermës në lëngun seminal.

Shpresa e fundit ishte në Columbia University Fertility Center, ku teknologjia e re STAR (Sperm Tracking and Recovery) – një sistem që përdor kamera ultra të shpejta dhe inteligjencë artificiale për të zbuluar qeliza të gjalla të spermës – ndryshoi gjithçka. Pas dy ditësh kërkimesh pa rezultat, STAR identifikoi 44 spermatozoidë të gjallë brenda një ore, mjaftueshëm për të realizuar IVF. Sot, gruaja është në pritje të fëmijës së parë, që do të lindë në dhjetor. Ekspertët besojnë se kjo teknologji do të sjellë shpresë për miliona çifte në të gjithë botën që përballen me infertilitetin mashkullor.