FLASH :

Video/Ekstradohen nga Franca dhe Greqia dy shqiptarë në kërkim, mes tyre ish-truproja i Saimir Tahirit

Interpol Tirana ka finalizuar ekstradimin drejt Shqipërisë të dy shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Viktor Daci dhe Paul Deda.

46-vjeçari Viktor Daci u arrestua në Greqi, pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat në vitin 2015, për veprat penale “vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “armëmbajtje pa leje”.

Ndërkohë, në Francë u kap dhe u ekstradua Paul Deda, ish-truproja i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ishte në kërkim për trafikim të një sasie prej 1 ton kanabis me gomone drejt Italisë, si dhe për pastrim parash në kuadër të një organizate kriminale. Deda është dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Operacioni u realizua në kuadër të fazave të planit “The Wanted” dhe me bashkëpunim të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe homologëve të saj në Athinë dhe Paris.