Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot, më 4 korrik, 249-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë nga Mbretëria e Bashkuar. Kjo ditë historike shënon miratimin e Deklaratës së Pavarësisë në vitin 1776 nga 13 kolonitë e Amerikës së Veriut, duke nisur udhëtimin drejt krijimit të një shteti të përbashkët dhe sovran.
Kushtetuta amerikane, e miratuar në vitin 1787, hodhi themelet për strukturën e qeverisë federale, duke ndarë pushtetet në tre degë: ekzekutive, legjislative dhe juridike – përkatësisht Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.
Dita e Pavarësisë është një ndër festat më të mëdha në SHBA dhe shoqërohet me parada madhështore, aktivitete familjare dhe spektakle të fishekzjarreve në të gjithë vendin, duke rikujtuar vlerat themeluese të kombit amerikan.