FLASH :

Qendra e Tiranës e pajetueshme për shkak të betonit, 6 gradë me e nxehtë

Temperaturat e larta dhe valët e të nxehtit janë bërë më të gjata dhe intensive. Raporti i fundit i Bankës Botërore me titullin “Të pabanueshëm: Si qytetet në Europë dhe Azinë Qendrore mund të mbijetojnë dhe të lulëzojnë në një të ardhme më të nxehtë” sjell në vëmendje një fushatë që ndërmorën në vitin 2023 një ekip me 10 vullnetarë nga Universiteti i Nju Jorkut në Tiranë që nxori të dhëna interesante.

Duke i lidhur matjet e nxehtësisë me karakteristikat e mbulesës së tokës përmes një modeli të të mësuarit makinerik, u krijua një hartë temperature me rezolucion të lartë për të gjithë qytetin.

Ajo tregoi variacione të forta hapësinore në ekspozimin ndaj nxehtësisë në Tiranë në kohën e fushatës, me një diferencë prej 6.4°C midis lagjes më të nxehtë dhe asaj më të freskët.