Goditet rrjet ndërkombëtar droge në Greqi – Shqiptarë mes të arrestuarve, trafikonin kokainë përmes paletave

Policia greke ka zhvilluar një operacion të gjerë antidrogë në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke bastisur një banesë në jug të vendit që ishte përshtatur në shtëpi bari për përpunimin e drogës.

Sipas raportimeve të Protothema.gr, grupi kriminal kishte krijuar një skemë të sofistikuar ku kokaina fshihej në lëkurën e paletave të importuara nga jashtë. Më pas, ajo nxirrej në mënyrë laboratorike dhe shpërndahej në tregun vendas dhe jashtë Greqisë.

Në pranga kanë rënë gjashtë persona, përfshirë shtetas grekë dhe shqiptarë, ndërsa operacioni është ende në zhvillim për të identifikuar pjesëtarë të tjerë të rrjetit.

Policia greke ka publikuar pamje nga banesa ku zhvillohej aktiviteti kriminal, ndërkohë që hetimet pritet të shtrihen edhe në shtete të tjera, për shkak të natyrës ndërkombëtare të trafikut.

Ky është një tjetër goditje ndaj rrjeteve të trafikut të drogës që veprojnë në jug të Evropës, shpesh me lidhje të ngushta ndërmjet grupeve kriminale nga Ballkani dhe vendet pritëse.