Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ku një person, i njohur më herët për forcat e rendit, ka aksidentuar disa automjete në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes nga policia.Në janar të këtij viti ai u shpall në kërkim bashkë me 4 persona të tjerë pasi mbajtën të mbyllur në një banesë të marrë me qira ditore në Astir, një 21 vjeçare.
Nga pamjet filmike, duket qartë se disa makina të parkuara në rrugët e kryeqytetit janë dëmtuar rëndë, pasi janë goditur nga një automjet tip Audi Q8, i cili drejtohej me shpejtësi të lartë në një zonë të banuar nga Skerdi Sina.