FLASH :

Format e Dua Lipës gjatë momenteve intime me të dashurin në Amalfi ndezin rrjetin

Dua Lipa dhe i fejuari i saj Callum Turner nuk i kanë fshehur ndjenjat gjatë një pushimi romantik në bregun magjepsës të Amalfisë, ku janë fotografuar duke shkëmbyer puthje pasionante nën diell. Këngëtarja 29-vjeçare shfaqi trupin e tonifikuar me një bikini me pika bardh e zi, ndërsa aktori 35-vjeçar shijoi ditën me pantallona portokalli dhe një trup të skuqur nga dielli. Dyshja, që u lidh për herë të parë në janar 2024, konfirmuan se janë zyrtarisht të fejuar që nga fundi i vitit të kaluar.

Në një intervistë për British Vogue, ku u shfaq në kopertinë me një set elegant në rozë të zbehtë, Dua pranoi emocionin e këtij kapitulli të ri në jetën e saj: “Po, jemi të fejuar. Është një ndjenjë e veçantë – ky vendim për të plakur bashkë, për të ndarë jetën si shokë të ngushtë.” Ajo tregoi se ndonëse dasma nuk është prioritet për momentin, ka nisur të mendojë për fustanin dhe detajet e ceremonisë, por dëshiron të përfundojë turin dhe që Callum të mbyllë xhirimet përpara se të organizojnë dasmën.

Këngëtarja e njohur foli edhe për dëshirën për të pasur fëmijë në të ardhmen, por pranoi se si një artiste me agjendë të ngjeshur, nuk është e lehtë të gjejë momentin e duhur: “E dua idenë për të pasur fëmijë një ditë, por nuk është vetëm çështje dashurie për fëmijët – ka shumë më tepër për të qenë prind.”

Dua zbuloi gjithashtu se ajo dhe Callum janë njohur përmes disa “rastësive fatlume” dhe janë ribashkuar rastësisht në Los Anxhelos një vit më vonë. Që nga ajo ditë, lidhja e tyre është forcuar, e ndërtuar mbi një ndjenjë të fortë përkatësie dhe besimi. “Një mijë për qind besoj se ishim të destinuar për njëri-tjetrin,” tha ajo.

Në intervistë, këngëtarja e “Dance the Night” rrëfeu edhe rrugëtimin e saj personal drejt vetëbesimit pas marrëdhënieve të mëparshme që e kishin lënduar: “Më është dashur të fal, të mësoj dhe të rritem për të kuptuar çfarë dua me të vërtetë – dhe çfarë nuk mund të toleroj më.”

Kjo periudhë duket se është një nga më të bukurat për yllin e muzikës pop, që jo vetëm po korr suksese profesionale me albumin e saj “Radical Optimism”, por edhe po jeton dashurinë e saj më të qëndrueshme deri më tani.