FLASH :

Temperatura deri në 41 Gradë, parashikimi i motit për sot! Ja zonat më të nxehta

Dita e mërkurë pritet të vijë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë pothuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Në Berat sot termometri do të regjistrojë temperatura që do të arrijnë vlerat e 41 gradëve.

Sipas parashikimeve të SHMU, nuk do të mungojnë vranësirat e lehta dhe të përkohshme gjatë orëve të mesditës, kryesisht në zonat malore jugore.

Era do të fryjë nga veriperëndimi në verilindje, me një shpejtësi mesatare prej 5 m/s. Në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare, herë pas here era do të intensifikohet duke arritur shpejtësi deri në 7–8 m/s.