Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas të dyshuar për një seri vjedhjesh në zona të ndryshme të kryeqytetit, pas një sërë kallëzimesh të ardhura nga qytetarët.
Në vijim të hetimeve dhe veprimeve operacionale për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës, shërbimet e Komisariateve të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 3 kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e shtetasve E. S., 26 vjeç, dhe A. Z., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe me precedent të mëparshëm penal për vjedhje.
Nga hetimet rezulton se këta shtetas janë autorë të 9 rasteve vjedhjeje, përkatësisht në 4 subjekte tregtare si dhe të 5 mjeteve – biçikleta dhe motomjete elektrike. Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tyre kriminale dhe për të identifikuar vjedhje të tjera që mund të kenë kryer.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.







