FLASH :

Fotoja e Drake ndez thashethemet: A janë muskujt e tij të rinj të barkut vepër e kirurgjisë plastike?

Reperi i famshëm Drake ka ndezur sërish spekulime për kirurgji plastike, pasi publikoi një selfie ku shfaqet me bark të skalitur dhe “six-pack” perfekt, duke ngjallur dyshime tek fansat nëse ndryshimi vjen nga palestra… apo nga bisturia.

Në postimin e bërë të shtunën, 38-vjeçari shfaq fillimisht trupin e tij me muskuj të theksuar dhe më pas shfaqet duke vrapuar në park. Por ndjekësit vunë re një detaj “shqetësues”: muskujt e barkut ishin shumë më të definuar sesa pjesët e tjera të trupit, duke shtuar dyshimet për ndërhyrje estetike.

“Nuk ka supa, as biceps, kraharori i zbrazët, por barkunët si të hekurosur?!” komentoi një ndjekës, ndërsa një tjetër shkruajti me ironi: “I vetmi vend ku ke vrapuar është klinika e kirurgut”.

Blogerë të kirurgjisë estetike si SurgeonMade_Curves dhe Dana Omari kanë komentuar se duket sikur Drake ka kryer një liposuksion me skalitje barku (ab etching), të realizuar – sipas tyre – nga kirurgu i njohur Dr. Calvin Jung, mik dhe partner biznesi i Drake.

Kjo nuk është hera e parë që reperi akuzohet për ndërhyrje estetike. Që prej vitit 2016, ai është përballur me akuza të ngjashme nga kolegë si Joe Budden, Pusha T, Rick Ross dhe DJ Carnage, të cilat ai herë i ka injoruar, e herë i ka përqeshur në këngët e tij. Në një tekst të fundit, ai shprehet: “BBL Drizzy, më kërkojnë trup të ri, e kirurgët i kam në listën time”, duke bërë me sa duket një lojë me imazhin që po i ngjitet gjithnjë e më shumë: ai i reperit me trup të riformuar në klinikë.

Ndërkohë, fansat janë të ndarë: disa e shohin si thjesht showbiz, të tjerë si një deformim të standardeve mashkullore për trupin, por një gjë është e qartë – Drake e di shumë mirë si të krijojë zhurmë në rrjet.