FLASH :

Momenti dramatik kur vrasësi qëllon vogëlushen 2 vjecare pasi babai i saj i ra borisë që ti hapte rrugën

Ky është momenti i tmerrshëm kur një shofer qëllon me armë në kokë një vajzë 23-muajshe gjatë një sulmi të dhunshëm pas një përplasjeje në trafik.

Vrasësi, i identifikuar si shoferi i një kamionçine, Alex de Oliveira Nunes, pak çaste më parë ishte ndalur për të lënë një makinë familjare të kalonte, por kjo e fundit i kishte rënë borisë për t’i kërkuar të lëvizte.

Pamjet tronditëse të kamerave të sigurisë, të filmuara më 24 qershor në Areia Branca, në Sergipe të Brazilit, tregojnë se si 28-vjeçari Nunes filloi më pas të ndiqte nga pas makinën e vogël.

Teksa i afrohet, një dorë me armë del nga dritarja e shoferit dhe qëllon dy herë drejt makinës përpara.

I tmerruar, shoferi i hatchback-ut përpiqet të largohet, por ndiqet nga kamionçina e Nunes, ndërsa pamjet mbyllen.

Foshnja Layla Sofia Santos Menezes vdiq në vend kur një nga plumbat e qëlloi në kokë, njoftuan autoritetet për mediat lokale.

Nunes raportohet se u largua nga vendngjarja, por u arrestua disa orë më vonë në shtëpinë e tij.

Ai ishte nën efektin e alkoolit dhe më vonë u tha policëve se kishte qëlluar “për të trembur” shoferin tjetër. Zëdhënësi i policisë, Miguel Maximino, deklaroi se Nunes nuk kishte as leje armëmbajtjeje dhe as patentë shoferi.

Maximino shtoi: “Ai thotë se ishte i dehur dhe nuk e dinte kush ndodhej në makinën tjetër.”

Nunes ndodhet në paraburgim ndërsa policia po heton vrasjen.

Ai raportohet se u ka thënë oficerëve se armën e kishte blerë dy vite më parë nga një shofer tjetër kamioni.

Familja e vajzës ka deklaruar për mediat se ndodheshin më pak se 100 metra larg shtëpisë kur ajo u vra.

Nëna e vajzës, Valéria dos Santos, tha: “U ndalëm pranë një kishe, dola me të në krah duke kërkuar ndihmë, por ajo po jepte frymën e fundit.”

Layla u varros më 25 qershor në Povoado Rio das Pedras, në Itabaiana.