FLASH :

Video/A po thotë prefekti i Vlorës se ka një plan të opozitës për të djegur vendin?

Prefekti i Qarkut të Vlorës, Plator Nesturi, ka deklaruar se 90% e zjarreve që kanë përfshirë zonat e qarkut janë të qëllimshme. Në një prononcim për mediat, ai theksoi se ka pasur një reagim të menjëhershëm nga të gjitha strukturat shtetërore, përfshirë bashkitë, që kanë ndihmuar në përballimin e flakëve.

Zjarret në zonat e Hoshtimës, Kërkovës dhe Bestrovës rrezikuan banesa dhe kërkuan ndërhyrje urgjente si nga toka, ashtu edhe nga ajri. Nesturi vlerësoi punën e forcave zjarrfikëse, Policisë, FNSh-së dhe Forcave të Armatosura, por kërkoi një qëndrim më të ashpër ndaj zjarrvënësve që me veprimet e tyre vënë në rrezik jetën e banorëve dhe mjedisin.