Pas pushimeve luksoze në Miami, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, ka zgjedhur të kalojë një fundjavë të qetë në Përmet, vendlindjen e partneres së tij, Sindi Bundo. Çifti ka shijuar natyrën e mrekullueshme të zonës dhe ka provuar emocionet e rafting-ut në lumin Vjosë.
Në rrjetet sociale janë publikuar disa momente nga udhëtimi i tyre, duke treguar se lidhja mes tyre po bëhet gjithnjë e më serioze. Vetë Broja e ka konfirmuar më herët lidhjen, ndërsa tashmë duket se ajo është zyrtarizuar. Pushime romantike në një nga zonat më piktoreske të Shqipërisë!







