FLASH :

Video/Momenti kur shpëtohen dy turistët e mbetur me skaf në det të Rana e Hedhun

Dy persona që ndodheshin në një mjet lundrues afër plazhit “Rana e Hedhun” në Lezhë u shpëtuan sot nga Policia Kufitare, pasi rrezikonin jetën për shkak të një defekti teknik dhe kushteve të pafavorshme atmosferike.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, kur mjeti lundrues u largua nga bregu dhe alarmoi autoritetet. Policia Kufitare dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë ndërhynë menjëherë me mjet lundrues dhe Jet Ski, duke arritur të tërheqin mjetin deri në portin e Shëngjinit. Dy personat u nxorën të padëmtuar në tokë, ndërsa policia theksoi angazhimin për të garantuar sigurinë në hapësirat ujore gjatë sezonit turistik.