FLASH :

Video/Momenti kur ariu sulmon babë e bir, tragjedi në Indi

Një ditë e thjeshtë për mbledhje drush në pyll u shndërrua në një tragjedi të tmerrshme në Chhattisgarh të Indisë, pasi një ari sloth i dyshuar me tërbim sulmoi për vdekje një baba dhe birin e tij, dhe plagosi rëndë një rojtar pylli që tentoi t’i shpëtonte.

Suklal Darro, 45 vjeç, dhe djali i tij Ajju Kureti, 22 vjeç, ishin nisur për të mbledhur dru në rajonin Kanker, por u përballën me një bishë të tërbuar që i masakroi në mënyrë brutale. Pamjet e tmerrshme të ngjarjes tregojnë momentin kur ariut sulmon me egërsi rojtarin e pyllit, Narayan Yadav, i cili u përpoq të ndërhynte për të shpëtuar dy viktimat.

Videoja tronditëse e publikuar online tregon Yadav teksa përpiqet të largohet, por ariu e ndjek, e rrëzon në tokë dhe i kafshon fytyrën, qafën dhe kraharorin, ndërsa dëgjohen ulërima dhe britma për ndihmë. Yadav u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike.

Ndërkohë, Ajju Kureti humbi jetën në vend, ndërsa i ati vdiq gjatë rrugës për në spital. Trupi i të birit duhej nxjerrë nga pylli me ekskavator për shkak të gjendjes së tmerrshme të kufomës.

Ky nuk është rasti i parë tragjik në këtë rajon – vetëm disa muaj më parë, një tjetër ari sloth vrau një 28-vjeçar dhe plagosi dy të tjerë. Sipas ekspertëve, sloth bear është një nga speciet më të rrezikshme të arinjve dhe ka shkaktuar qindra viktima në Indi gjatë dy dekadave të fundit.

Përveç rrezikut natyror, kjo specie është edhe viktimë e mizorisë njerëzore – shpesh përdoret për shfaqje rrugësh, ku i mësohet të “kërcasë” kitarë imagjinare apo të tymosë cigare, duke u trajtuar në mënyrë çnjerëzore.

Pavarësisht mbrojtjes ndërkombëtare, kontaktet gjithnjë e më të shpeshta midis njerëzve dhe arinjve për shkak të zgjerimit të popullsisë në habitatet natyrore të tyre kanë rritur ndjeshëm incidentet fatale.