FLASH :

Skandal gjatë vizitës së Princit William në Angli: Studenti britanik fyeu Harry-n me fjalë të rënda

Një vizitë e zakonshme e Princit William në Kolegjin Bournemouth and Poole është kthyer në një moment viral, pasi një student në turmë ofendoi rëndë vëllain e tij, Princin Harry, me një fyerje të rëndë që, sipas dëshmitarëve, mund të jetë dëgjuar nga vetë princi përmes dritares së makinës së tij.

Incidenti ndodhi gjatë një takimi të William me studentë dhe banorë lokalë në mars, por pamjet dolën në rrjet vetëm së fundmi. Ndërsa William largohej, një student u dëgjua duke thirrur: “Go on Will. I never liked Harry, the ginger f***”, duke shkaktuar habi dhe reagime të ashpra nga njerëzit përreth. Një mësues dëgjohet të bërtasë: “Mos guxo të flasësh ashtu. Hyr brenda menjëherë”, ndërsa një grua i bërtet të largohet. “Kjo është e turpshme,” thotë një tjetër zë në video.

Përtej incidentit, William u prit me entuziazëm nga studentët dhe pati një moment prekës me një fanse të familjes mbretërore, Natasha Gorry, 24 vjeç, e cila u përqafua me të emocionuar. Ai ishte në vizitë për të promovuar programin “Homewards”, një nismë e Royal Foundation që në bashkëpunim me Lloyds Banking Group synon të ofrojë zgjidhje për strehimin e qëndrueshëm për personat në nevojë. Banka ka kontribuar me 50 milionë paund për këtë qëllim.

Vizita vjen në një moment delikat për Princin Harry, i cili kohët e fundit dha dorëheqjen nga fondacioni bamirës “Sentebale”, themeluar prej tij në kujtim të nënës, Princeshës Diana. Përballja e vëllezërve mbretërorë, që jetojnë në dy kontinente të ndryshme, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes publike – shpesh edhe në mënyra aspak të hijshme.