FLASH :

Një tjetër tërmet godet Tiranën

Një tjetër tërmet ka goditur vendin mbrëmjen e kësaj të premteje. Lëkundje të lehta u ndjenë në kryeqytet dhe zonat përreth.

Epiqendra raportohet rreth 9 kilometra nga drejtimi veri-perëndim i Tiranës dhe thellësia 5 kilometra.

Lekundje sizmike kanë prekur vendin gjatë dy ditëve të fundit. Lëkundjet kanë qenë të lehta deri në 4.5 ballë pa shkaktuar dëme, por megjithatë kanë nxitur shqetësim te qytetarët.